Rap-artistja e njohur shqiptare, Tayna, këtë vit ka shënuar suksese të mëdha në muzikë.
Ajo solli këngë, bashkëpunime e mblodhi miliona klikime për shkak të bujës që kanë bërë në publik.
Megjithatë, ajo tani duket se ka gjetur pak kohë për veten jashtë angazhimeve të zakonshme.
Krijuesja e hitit “Kolumbiana” ka treguar për ndjekësit së fundmi se ndodhet në Disneyland Paris.
Artistja ka sjell disa poza atraktive, ndërkohë që ka marrë vëmendje me paraqitjen e thjeshtë.
Pushimet e Doruntina Shalës (emri i vërtetë) vijnë pas lansimit të këngës së saj të re “Teket”.
Ky projekt për pak ditë kaloi shifrën e afro shtatë milionë klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/