Site icon Telegrafi

Tayna i përgjigjet ndjekësit që i tha se duket pa ndjenja dhe se vështirë mund të bie në dashuri

Foto: Tayna/Instagram

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk heziton që në të shumtën erasteve të shuajë edhe kureshtjen e tyre lidhur me ndonjë çështje të caktuar.

Së fundmi, ajo iu dha një mundësi ndjekësve të saj në Instagram, që t’i parashtrojnë nga një pyetje, së cilave më pas do iu përgjigjej.

Foto: Tayna/Instagram

Njëri nga fansat i kishte shkruar reperes nga Prizreni se e sheh si një njeri pa ndenja, e cila vështirë se mund të dashurohet.

“Qyqy unë kam shumë dashuri për të dhënë, por s’kam pas kujt me ia shpreh, jo për najsen”, ka qenë përgjigja e reperes së hitit “Magdalena”.

Foto: Tayna/InsatStory

E njëjta ka treguar se është e zënë këtë kohë duke punuar në albumin e saj të parë, i cili pritet të publikohet shumë shpejt. /Telegrafi/

Exit mobile version