Reperja e njohur Tayna është shumë e komentuar në media për paraqitjet e saj.
Së fundmi, ajo bëri bujë për faktin se konfirmoi kontratën e nënshkruar me gjigantin “Sony Music”, të cilët tashmë do të kujdsen për distribuimin e këngëve të saj.
Tayna ndërkohë vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme dhe aktivitetet e saj.
Të shumta janë edhe pëlqimet dhe komentet që ajo merr, e që herë pas here nuk heziton t’iu përgjigjet disa prej tyre.
Së fundmi, reperja nga Prizreni vendosi t’i kundërpërgjigjet një fansi, i cili i kishte lënë një koment ku e pyeste se përse të pasmet e saj po rriten çdo herë.
Dhe reperja në replikën e saj kishte vendosur disa emoji të ushqimeve, kryesisht produktet e bulmetit dhe mishit, që mesa duket janë ato që sipas saj po ndikojnë në shtimin në peshë.
Përndryshe, pritet që shumë shpejt Tayna të lansojë projektin e saj më të ri muzikor, xhirimet e të cilit i ka kryer disa në Zvicër e disa në Kosovë. /Telegrafi/