Telegrafi

Tayna për rastin e keqtrajtimit të të moshuarës: Në spitalet publike moti është ky fenomen

Ngjarja e së mërkurës ka tronditur mbarë opinionin.

Një video e publikuar në rrjetet sociale ku shfaqte dhunën e ushtruar të disa infermiereve ndaj një të moshuare në një shtëpi të të moshuarve në Pejë, ka lënë gojëhapur të gjithë.

Në rrjetet sociale pati reagime të shumta nga krerë institucionalë, shoqëri civile dhe persona me ndikim.

Lexo po ashtu Të famshmit nga estrada reagojnë të tmerruar për rastin famëkeq në Pejë

Ndër emrat e famshëm që ka shprehur shqetësim mbi këtë ngjarje është edhe reperja e njohur shqiptare, Doruntina Shala – Tayna.

Ajo me shqetësim ka publikuar pamjet e dhunës në InstaStory, ku në mbishkrimin e saj ka potencuar se raste të tilla nuk janë të rralla, madje i quan të shpeshta në institucione publike.

Lexo po ashtu Getinjo reagon i revoltuar për rastin në Pejë: Marre po më vjen që jam njeri

“Në spitalet publike moti është ky fenomen që sillen qysh o më së keqi me pacienta”, ka shkruar mes të tjerash reperja nga Prizreni. /Telegrafi/

Foto: Tayna/InstaStory