Rapa-artistja Tayna vazhdon të mbetet një prej emrave më të diskutuar në mediat vendore.
Pas suksesit që shënoi me “Ring ring”, ajo i është futur punës për të realizuar disa projekte tjera muzikore.
Këtë gjë, rap-artistja e ka bërë të ditur përmes dy imazheve të publikuara në InstaStory.
Fillimisht, ajo publikoi një fotografi nga studio, në mbishkrimin e së cilës shkruante: “S’po na del një verë sa këngët”.
Më pas, e njëjta ka ri-shpërndarë postimin e DJ Dust, i cili ka shkruar “Tayna, vera ka me qenë e nxehtë”.
Me këtë, ajo ka paralajmëruar se gjatë verës 2019 do të jetë shumë aktive me projekte të shumta muzikore.
Përndryshe, debutimin në muzikë Tayna e pati vitin e kaluar, ku në pak kohë ka arritur një sukses të shumë-dëshiruar nga të gjithë artistët e rinj. /Telegrafi/