“Kce” ishte projekti i saj i fundit që u mirëprit prej fansave dhe publikut. Bëhet fjalë për rap-artisten, Tayna, e cila edhe këtë vit ka premtuar se do të sjell këngë të reja.
E duket se kjo do të ndodh shumë shpejt pasi që këngëtarja ka treguar se ka nisur punën për videokëngën e re.
Bukuroshja ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi atraktive teksa paralajmëron këngën e re. “Së shpejti”, ka shkruar ajo pranë imazhit të publikuar në rrjetet sociale.
Ajo nuk ka dhënë shumë detaje rreth këngës së re, por që ka premtuar se do të jetë një projekt i fuqishëm në tregun muzikor shqiptar.
Ndryshe, projekti i fundit i Taynës është shikuar deri më tani rreth 14 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/