Repreja e njohur, Tayna, po vazhdon të jetë aktive edhe gjatë fundvitit.
Pas lansimit të këngës “OFG”, ajo së fundmi ka paralajmëruar një tjetër projekt muzikor.
Doruntina Shala (emri i vërtetë) mbrëmë publikoi një video të shkurtër, për të paralajmëruar këngën “Pijetore”.
Reperja nga Prizreni solli një pjesë të shkurtër të shkëputur nga videoklip, që pritet të lansohet shumë shpejt.
Edhe këtë herë, Tayna ka bashkëpunuar me producentin e njohur, Cricket, ndërsa nuk ka dhënë më shumë detaje.
“Pijetore”, së shpejti”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e postimit.
Kujtojmë që reperja është gjithashtu drejt finalizimit të albumit muzikor “Bipolar”. /Telegrafi/