Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është drejt finalizimit të albumit, i cili do të jetë i pari në karrierë.
Pak ditë më parë, reperja nga Prizreni publikoj ‘intro’-n e albumit që mban titulli “Heroinat”, dhe u dedikohet të gjitha femrave shqiptare që kanë lënë gjurmë ndër vite.
Ndërsa, tani Doruntina Shala (emri i vërtetë) ka paralajmëruar projektin e ri, që është realizuar edhe me videoklip.
Përmes një postimi në Instagram, Tayna befasoi fansat me një pjesë të shkurtër të shkëputur nga videoklipi më i ri.
Kënga mban titullin “OFG”, ndërsa reperja mori vëmendje me paraqitjen atraktive dhe si çdo herë të veçantë.
“OFG, së shpejti”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e videos, duke bërë që të marrë reagime të shumta nga fansat e saj që presin me padurim projekte nga ajo.
Në anën tjetër, Tayna ende nuk ka zbuluar datën e publikimit të albumit, teksa po shijon suksesin e bashkëpunimit të fundit me Ledri Vulën “Hala”.
Ndërkohë, reperja këtë kohë po vazhdon të jetë e angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/