Site icon Telegrafi

Tayna paralajmëron projektet e reja: Mezi po pres

Tayna nuk planifikon të ndalet dhe tashmë projektet e reja janë drejt finalizimit.

Reperja e njohur ka kohë që ka paralajmëruar se është në përgatitje të një albumi muzikore, që do të jetë i parë në karrierë.

Por, në një postim që ka bërë së fundmi, Doruntina Shala (emri i vërtetë), dukej entuziaste për projektet që po vijnë.


“Mezi po pres të iu tregoi çfarë kam punuar”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e një postimin në InstaStory ku shihet me stilin e ri të flokëve që ka bërë së fundi.

Ndërkohë, aktualisht reperja po shijon suksesin e këngës “Hala”, që solli në bashkëpunim me reperin Ledri Vula.

Foto: Tayna/InstaStory

Bashkëpunimi i dyshes u prit mirë dhe deri tani ka grumbulluar mbi pesë milionë klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version