Telegrafi

Tayna paralajmëron projekte të reja, u premton fansave se do vijë më ndryshe

Tayna (Foto: Instagram)

Rap-artistja e njohur nga Prizreni, Tayna, vazhdon të jetë shumë e fokusuar në karrierë ndonëse edhe këtë vit e filloi me një projekt shumë të suksesshëm muzikor në bashkëpunim me reperin Mozzik. 

Derisa po shijon suksesin e këtij projekti akoma, i cili tanimë ka kaluar shifrën e 18 milionë klikimeve në YouTube, ajo bën të ditur se po punon në projekte të tjera që pritet të lansohen në ditët në vijim.

E njëjta së fundmi në InstaStory ka bërë disa postime, përmes të cilave tregon se ka gati disa këngë megjithëse kërkon ndihmën e fansave se në çfarë zhanri dëshiron të vijë.

Tayna (Foto: Instagram)

“Kemi shumë projekte të ndryshme gati, po çfarë dëshironi të publikojë tani?”, ka thënë në njërën prej imazheve 23-vjeçarja, ndërkohë që premton se ka ndryshime në këto prurje muzikore.

“Jam shumë e emocionuar për këtë vit dhe surprizat që kanë me ardh. Mezi po pres t’i ndajë bashkë me juve edhe me ndje energjinë bashkë. Gjithçka do jetë më ndryshe si zakonisht, po besoj që do ju pëlqejnë”, ka shkruar në tjetrin postim Doruntina Shala (emri i vërtetë i reperes).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tayna

“Gjëja më e rëndësishme është se jam shumë e lumtur, dhe kurrë nuk kam qenë më falënderuese se tani. Ju dua secilin prej juve”, e përfundon shkrimin artistja shqiptare.

Tayna (Foto: Instagram)

Tayna përndryshe është shumë prezente edhe në mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë.

Vitin e kaluar, në bazë të raportimeve thuhej se ajo ka mbajtur nga katër koncerte për një ditë, duke u kthyer kështu në të preferuarën e publikut. /Telegrafi/

Tayna (Foto: Instagram)