Rap-artistja e njohur shqiptare, Tayna, duket se ka kompletuar projektin e ri muzikor.
Kështu të paktën ka lënë të kuptohet përmes një postimi të fundit të shpërndarë në rrjete sociale.
Ajo ka publikuar disa imazhe nga prapaskenat e videoklipit të ri, ku zbulon se lansohet gjatë vikendit.
Doruntina Shala (emri i vërtetë) ka njoftuar po ashtu se është bashkëpunim.
“A jeni gati këtë vikend për një super këngë? Kush”, ka shkruar ajo.
Të fundit projekt gjithashtu e ka në bashkëpunim me artistin e njohur, Ardian Bujupi.
Ajo pëlqehet mjaft shumë për stilin muzikor dhe për hitet që ka realizuar deri më tani. /Telegrafi/