Telegrafi

Tayna paralajmëron këngën e fundit nga albumi “Bipolar”, thotë se është bashkëpunim

Rap-artistja nga Prizreni, Doruntina Shala – Tayna, ka paralajmëruar këngën e fundit nga albumi i saj i titulluar “Bipolar”.

Me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale, këngëtarja ka bërë të ditur se ky projekt është në bashkëpunim me një artist/e të estradës.

Ajo madje ka publikuar një fragment të kësaj kënge në Instagram, por nuk ka zbuluar akoma se me kë ka bashkuar forcat.

Foto: Screenshot/Instagram

“A jeni gati për këngën e fundit të albumit, ft..? + disa surpriza tjera”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Bukuroshja shfaqet atraktive me një fustan të shkurtër blu dhe një palë doreza të ngjashme.

Foto: Screenshot/Instagram

Të shumta qenë aludimet e fansave në sesionin e komenteve, duke përmendur disa emra me të cilët mund të sjellë këngë.

Nga “Bipolar” tashmë janë lansuar: “Tequila” me Azet, “Heroinat”, “OFG”, “Pijetore” me Cricket, “Valle” me Lumi B, “S’du me ni” me Geskon, “Teket” dhe “Anaconda” me Kiddën. /Telegrafi/