Telegrafi

Tayna paralajmëron: Kënga e radhës është me tre reperë

Reperja shumë e përfolur shqiptare, Tayna, ka pasur shumë sukses në muzikë, duke e bërë hit çdo këngë të saj.

Tayna, gjithmonë është komentuar për stilin e veçantë në të kënduar e gjithashtu për paraqitjen e saj përherë tërheqëse.

Artisja mbrëmë bëri një postin në InstaStory përmes Threads, duke treguar që ka në plan të lansojë një këngë të re.

Foto: Screenshot/InstaStory

“Kënga e radhës është me tre reperë” – ishte përshkrimi i këtij postimi të këngëtares, duke paralajmëruar një bashkëpunim interesant të radhës.

“Shqipet 2” u lansua rreth dy javë më parë, dhe këngëtarja pa dyshim pranoi komente nga më pozitivet, e më shumë se dy milionë klikime për një kohë të shkurtë.

Bukuroshja së fundi ka shijuar pushime në Miami, ku ka publikuar një set fotografish, duke u argëtuar e duke shijuar detin, duke u dukur gjithmonë në formë./Telegrafi/