Telegrafi

Tayna paralajmëron bashkëpunimin me Lumi B

Reperja e njohur, Tayna është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Përmes një postim që ka bërë së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, reperja nga Prizren ka zbuluar se kënga do të jetë një duet me reperin Lumi B.

“Vallëzo ti sonte, futja futja valle”, ka shkruar Tayna në një postim duke etiketuar reperin, i cili gjithashtu e shpërndau në Instagramin e tij.

Foto: Tayna/Instagram

Ndërkohë, të dy artistët aktualisht po shijojnë sukseset me bashkëpunimet e tyre të fundit, Tayna me reperin Azet në këngën “Tequila”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë, Lumi B pak ditë më parë lansoi projektin “Ma e mira” që erdhi në bashkëpunim me DJ PM, DJ Dagz dhe Ermal Fejzullahun.

Foto: Tayna/Instagram

Të dy ndërkohë si një pjesë e mirë e estradës gjatë kësaj periudhe të vitit mbesin të angazhuar edhe me mbrëmje muzikore. /Telegrafi/