Reperja që shpërtheu këtë verë, Tayna, ka mohuar se ajo i ka bërë diss dikujt.
Bukuroshja e cila është pjesë e Friends Entertainment ka folur për Prive rreth prurjeve të fundit që u spekuluan se janë diss për rivalet e saj.
Ajo mohoi se kënga “Fake” është diss për dikë, duke thënë se është këngë drejtuar djemve.
“Nuk është diss kundër ndonjë femre, është një këngë kundër djemve”, theksoi ajo duke shtuar se edhe reperët meshkuj mund ta kenë xhelozuar atë.
Tayna refuzoi që të flasë për tutje për ndonjë konflikt të mundshëm me reperë të tjerë.
E sa i përket projekteve të reja, ajo zbuloi se kënga e saj e ardhës do të jetë këngë me tematikë dashurie.
Tayna është një prej emrave më atraktiv të momentit. Ajo pasi sukses të madh me këngën “Columbiana” dhe më pas edhe me këngën “Shqipe”, duke mbajtur rreth 50 koncerte në gjithë trojet shqiptare. /Telegrafi/