Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është duke i shijuar disa ditë të mirë pushimi në Turqi.
Derisa po argëtohet pafund, artistja nga Prizreni nuk heziton që momentet e bukura t’i ndajë me fansat në rrjetet sociale, siç edhe ka vepruar së fundmi.
E njëjta në llogarinë e saj personale, Instagram, ka publikuar një fotografi atraktive, në të cilën nuk ngurron të vë në pah figurën trupore.
Imazhi në fjalë është realizuar në një jaht luksoz, gjatë eksplorimit të vendit të mahnitshëm të Bosforit.
“Tu pa punët e tjerëve”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos, ku vjen pas një tjetër imazhi kur thoshte, “po shikoj punët e mia”.
Doruntina aktualisht është duke e shijuar suksesin e këngës së re “Sicko”, ndërkohë që vazhdon të jetë shumë e kërkuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore.
Ajo po ashtu është duke punuar në një tjetër këngë me reperin Mozzik, e cila pritet të lansohet në fundvit. /Telegrafi/