Telegrafi

Tayna me një pozë atraktive nga shtëpia e saj, fton fansat që të qëndrojnë në shtëpi

Foto: Tayna/Instagram

Reperja e njohur shiptare, Tayna, po vazhdon karantinimin në shtëpinë e saj në Prizren.

Ajo ka qëndruar pranë familjes në këto ditë izolimi, teksa ka pezulluar të gjithë akitvitetet muzikore ashtu siç kanë bërë të gjithë kolegët e saj.

Tayna po shfrytëzon rrjetet sociale për të qenë pranë fansave, duke ndarë me ta imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi mjaft atraktive, ku shihet në veshj sportive teksa vë në pah linjat.

Ajo ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë “#rrinShpi”, duke përfocuar kështu hashtagun sensibilizues që tashmë shpërndahet gjithandej në rrjetet sociale, me qëllim vetëdijësimin e qytetarëve në këto ditë të vështira.

Lexo po ashtu Të përkushtuar për t'ju informuar #rriNshpi

Tayna përndryshe këto ditë iu përgjigj disa pyetjeve të drejtuar nga fansat në rrjetin social Instagram, ku ndër më të rëndësishmet ishin fakti që ajo deklaroi se nuk ka qenë e dashuruar dhe se është përballur me depresion në të kaluarën. /Telegrafi/