Reperja e re Tayna, ka shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi bashkë me prindërit e saj në Tajlandë.
Ajo është shumë e pëlqyer për muzikën e saj, dhe është shumë e ndjekur në rrjetet sociale.
Tayna ka treguar se është shumë e lidhur me fansat e saj, ndërsa shpesh u krijon mundësinë e komunikimit.
Së fundmi, ajo iu dha atyre mundësinë që t’i parashtrojnë asaj nga një pyetje në InstaStory, dhe në të kundërt ajo do të përgjigjej.
Njëra nga pyetjet e parashtruar nga një fans/e ishte se “sa kohë i nevojitet asaj për realizimin e një kënge”.
Reperja befasoi me përgjigjen e saj, duke thënë se sa kohë e shkurtër i duhet asaj për realizimin e një kënge bashkë me vijë melodike.
“Varet prej inspirimit. Më së shumti ndoshta gjysmë ore për krejt këngën bashkë me vijë melodike”, ka qenë përgjigja e Taynes.
Përndryshe, kënga e fundit që rap-artistja solli për fansat e saj ishte “Kce”, e cil është pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/