Site icon Telegrafi

Tayna në njëvjetorin e publikimit të këngë “Columbiana”: Populli të rrëzon dhe të ngritë

Sot (e shtunë) më 1 qershor bëhen plot një vit që kur rap-artistja Tayna u bë pjesë e tregut muzikor vendor.

Ajo debutoi në muzikë me këngën “Columbiana”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperin Don Phenom, e që për një kohë shumë të shkurtër u shndërrua në hit.

Tani që pas një viti numëron suksese të shumta, Tayna ka vendosur të publikojë në rrjetin social Instagram një fotografi, të realizuar në prapaskenat e xhirimeve të klipit “Columbiana”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në mbishkrimin e saj, ajo e ka cekur se sa i rëndësishëm ka qenë ky vit në jetën dhe karrierën e saj.

“Sot 1 vjet eshte publiku “Columbiana” ku nisi gjithcka.Ka qene ni vit plot suksese e sfida edhe ni fillim i ri n‘jeten tem.Populli t‘bon e populli t‘rrzon,kshtu qe faleminderit shume krejt juve qe m‘keni pru ktu ku jom e qe ju kan pelqy kongt e mia edhe per dashnin e madhe qe ma jepni akoma.Faleminderit edhe familjes tem t‘dyt @cricket.music @riinorhykolli@djdust edhe gjithashtu @donphenomofficialpage qe osht day one. Se shpejti do te digjet vera per here te dyte”, kanë qenë fjalët e reperes nga Prizreni.

E njëjta po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj më të fundit muzikor, “Kce”, që është pritur shumë mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version