Reperja e re Tayna, vazhdon të jetë e shumë komentuar në media për stilin dhe këngët e saj.
Ajo është shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat është çdo herë aktive dhe ndan me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.
Ka tash e sa javë që Tayna po eksperimenton me ndryshimet e shumta në pamje, teksa së fundmi një ndryshim të ri ka vendosur ta bëjë sërish.
Ajo i ka lyer flokët e saj në ngjyrën rozë, duke marrë kështu një dukje krejt tjetër nga ajo e zakonshmja.
Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Tayna shfaqet e ulur mbi një kuti në një fushë sporti, ndërsa është e veshur me një ansambël ngjyrash.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për dukjen e tyre.
Përndryshe “A je” mban titullin kënga e saj e fundit me Ledrin, të cilën ajo e solli në dhjetor dhe u prit shumë mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/