Reperja Tayna po vazhdon të jetë shumë aktive në muzikë kohëve të fundit.
Ajo tashmë ka nisur sezonin veror të koncerteve, ndërsa gjithashtu po punon rreth këngës së re që do të dalë së shpejti në treg.
Në koncertin e fundit, reperja nga Prizreni ka pasur një paraqitje mjaft atraktive, me çka ka bërë për vete fansat e saj.
Në një fotografi të ndarë me ndjekësit në InstaStory, Tayna u ka treguar fansave për dukjen e saj tërheqëse dhe provokuese pak minuta para se të shfaqej në koncert.
E veshur në të shkurtra dhe me modelin e flokëve të shthurura, reperja bëri që e gjithë vëmendja të kthehet nga ajo.
Përndryshe, projekti i fundit muzikor që Tayna solli vazhdon të mbetet kënga “Pse”, e cila është pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/