Telegrafi

Tayna: Mirënjohëse që jam artiste, kualiteti është para numrave

Foto: Tayna/Instagram

Këngëtarja dhe reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka ndarë një mesazh falënderimi dhe lamtumire për sezonin veror të këtij viti përmes një postimi në rrjetet sociale. Artistja ka shprehur mirënjohjen e saj për fansat besnikë dhe për audiencën e re që ka arritur të krijojë pas rikthimit të saj.

Në mesazhin e saj emocional, Tayna thekson se për të, fokusi kryesor janë vlerat dhe cilësia e muzikës së saj, dhe jo numrat apo statistikat. Ajo e konsideron veten si një “artiste” të vërtetë dhe shpreh mirënjohjen për aftësinë e saj për të krijuar këngët vetë.

“Jam mirënjohëse që jam artiste. Jam mirënjohëse për njerëzit që ju kanë pëlqyer këngët e mia. Jam mirënjohëse për fansat e vjetër dhe audiencën e re që e kam krijuar”, shkruan Tayna në postimin e saj.

Ajo gjithashtu falënderon ekipin e saj dhe bashkëpunëtorët që kanë ndihmuar në suksesin e saj këtë verë, si dhe për ata që kanë marrë pjesë në koncertet e saj. Tayna shpreh mirënjohjen e saj për mbështetjen dhe dashurinë që ka marrë nga publiku, duke vënë në dukje se nuk është dorëzuar pavarësisht situatave të vështira.

Foto: Tayna/InstaStory

“Jam mirënjohëse për aftësinë me i bë këngët e mia vet. Jam mirënjohëse për njerëzit që kanë ardhur me më pa në koncerte. Jam mirënjohëse për bashkëpunimet. Jam mirënjohëse për ekipin që e kam krijuar. Jam mirënjohëse që nuk jam dorëzuar kurrë sido të ketë qenë situata”, shton ajo.

Ky mesazh i sinqertë dhe emocionues nga Tayna ka marrë shumë reagime pozitive nga fansat dhe ndjekësit e saj, duke treguar mbështetjen e fortë dhe dashurinë që publiku ka për të. Përmes këtij postimi, Tayna ka treguar edhe një herë përkushtimin e saj për muzikën dhe për mbajtjen e një lidhjeje të fortë me fansat e saj.

Foto: Tayna/Instagram

Ky sezon veror ka qenë i mbushur me projekte dhe koncerte për Taynën, dhe ajo është gati për sfidat dhe suksese të reja në karrierën e saj muzikore. Me këtë mesazh mirënjohjeje, Tayna na kujton rëndësinë e vlerave dhe përkushtimit në çdo arritje. /Telegrafi/