Site icon Telegrafi

Tayna merr vëmendje me stil interesant flokësh, gjersa shfaq një nga dukjet e klipit “WTF”

Ajo vetëm dy ditë më parë solli këngën e re të quajtur “WTF”.

Bëhet fjalë për reperen Tayna, e cila kësaj radhe ka bashkuar forcat me reperen angleze, Ivorian Doll.

Projekti i dyshes u përfol mjaft shumë për paraqitjet provokuese të dy repereve, të cilat po ashtu morën komplimente të shumta.

Tayna (Foto: Instagram)

Së fundmi, këngëtarja nga Prizreni ka ndarë disa imazhe në Instagram të realizuara gjatë këtij klipi.

24 vjeçarja vjen në top formë e veshur në ngjyrë vjollcë dhe me stil interesant flokësh, ngjyrë hiri në të vjollcë.

Lexo po ashtu Tayna dhe Ivorian Doll publikojnë këngën e re "WTF"

“E lë nuk më lë e si unë ai nuk do të gjejë. Më bëhet bajat e që nuk e dua e vëren. Vazhdojeni”, duke kërkuar nga fansat të vazhdojnë me tekstin e radhës.


Sido që të jetë, kjo këngë për vetëm dy ditë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version