Telegrafi

Tayna merr vëmendje me pozat e reja, duke vënë në pah të pasmet e saj

Tayna vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në showbizin shqiptar dhe jo më kot.

Krahas projekteve e mbrëmjeve të ndryshme, ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, duke publikuar imazhe dhe video të ndryshme.

Së fundmi, e njëjta ka sjellë dy fotografi atraktive, në të cilat vjen mjaft në top formë.

E veshur me tuta gri e me flokë të kapura, Doruntina Shala (emri i vërtetë i Taynës), mori gjithë vëmendjen me fizikun e saj joshës.

“Kush do më mbajë mua”, ka shkruar mes të tjerash bukuroshja shqiptare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Këto fotografi tërheqëse të Taynës kanë marrë mbi 166.857 pëlqime dhe me mbi 2000 komente të ndryshme, duke e komplimentuar për pamjen.

Tayna përndryshe është duke e shijuar suksesin e projektit të saj të fundit “Sicko” që deri më tani ka arritur afro dhjetë milionë klikime. /Telegrafi/