Telegrafi

Tayna, Mc Kresha, Lyrical Son sjellin video projektin e parë të përbashkët “Pasite”

Edhe një këngë e re i është bashkuar estradës muzikore shqiptare, ku kanë ardhur disa të tilla gjatë sezonës verore.

Tayna, Mc Kresha, Lyrical Son kanë bashkuar forcat dhe kanë sjell një video projekt të ri për fansat dhe publikun e gjerë.

“Pasite”, titullohet kënga e re e treshes, të cilën e kanë shoqëruar me një video mjaft të veçantë të punuar nga

Si gjithmonë, këngëtarja prizrenase shfaqet tejet joshëse dhe seksi gjersa dyshja e rep-artistëve e ndezin atmosferën në maksimum.

Theksojmë se treshja ka punuar edhe në tekstin e këngës ndërsa Strike Beatz and K-Master janë kujdesur për muzikën.

Ndryshe, këngëtarët janë duke punuar ndaras në projekte të reja muzikore që do t’i sjellin gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/