Telegrafi

Tayna mbetet në New York pas anulimit të fluturimeve, flet për gjendjen e saj shëndetësore

Foto: Tayna/Instagram

Reperja Tayna këto kohë ndodhet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo kishte planifikuar të mbante disa koncerte, mirëpo për shkak të coronavirusit janë anuluar dhe njëlloj ndodhi edhe me disa koncerte të saj në Evropë.

Teksa ka mbetur në ShBA dhe nuk mund të kthehet për shkak të pezullimit të fluturimeve në periudhë 30-ditore, reperja shfrytëzoi mundësinë që përmes rrjeteve sociale t’u tregojë fansave për gjendjen e saj.

Lexo po ashtu Getoar Selimi: Më kënaqin shqiptarët, kur kemi këso raste krejt shndërrohen në ekspertë

Tayna shkroi se ndjehet e sigurt në New York dhe se për momentin është në gjendje të mirë shëndetësore.

Foto: Tayna/InstaStory

“Jam e shëndetshme, e lumtur, e sigurt dhe e mbrojtur. Kjo është. Pohojeni atë dhe ndjejeni”, kanë qenë fjalët e Taynës në InstaStory.

Ndërkohë, shteti i Kosovës bëri të ditur të premten e datës 13 mars se tashmë janë evidentuar dy raste me coronavirus në shtetin tonë. /Telegrafi/