Rap-artistja nga Prizreni, Tayna, këtë verë ka qenë tejet e angazhuar nëpër mbrëmje e koncerte.
Ndonëse është në përfundim të një kapitulli të suksesshëm, ajo vazhdon të jetë më afër fansave edhe përmes rrjeteve sociale.
Krijuesja e hitit “Columbiana” ka pozuar së fundmi atraktive pranë një helikopteri.
Ajo ka marrë vëmendje me dukjen e veçantë, megjithëse do të performonte në një vend në Tiranë.
“Ndoshta dukem e qetë por në mendjen time jam duke e kënduar ‘helikopter helikopter”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Të shumta kanë qenë komplimentet që mori në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit.
Krahas koncerteve, 26-vjeçarja ka sjell edhe shumë projekte që mblodhën miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/