Reperja e njohur nga Prizreni, Tayna, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo shpesh ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme duke mos i munguar as pozat provokuese në koleksionin e saj.
Së fundmi, krijuesja e hitit “Columbiana” solli dy fotografi tërheqëse e veshur me fustan ngjyrë portokalli.
Fotografitë e shfaqin këngëtaren në formë të mrekullueshme, gjersa ka vënë në fokus gjoksin e saj atraktiv.
Nuk janë të pakta rastet kur Doruntina Shala (emri i vërtetë i Taynës) shfaqet e tillë, por që arrin të befasojë me secilën paraqitje të saj.
Tayna momentalisht është duke punuar në projektin e ri muzikor, e cila thuajse është në finalizim të klipit të realizuar në Zvicër.
“A jo” e lansuar në kohë karantine ka arritur të grumbullojë mbi katër milionë shikime në platformën YouTube. /Telegrafi/