“Doruntina” është titulli më i ri i këngës së Taynas që është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Projekti është prodhim i Cricket, i cili e ka bërë muzikën e kësaj kënge.
Për tekstin është kujdesur vet Tayna, ndërsa është fjala për një rep baladë që e sjell atë më ndryshe nga tre hitet e kaluara.
Friends Entertainment është kujdesur për anën vizuale të videos muzikore, me regji të Alban Selimajt.
Kjo këngë ka ardhur më ndryshe nga tri projektet e mëparshme të Taynas, të cilat u shndërruan në hite të njëpasnjëshme.
Ajo bëri bujë fillimisht bashkëpunimin me Don Phenom, të titulluar Columbiana, të lansuar në fund të muajit qershor e që deri më tani numëron mbi 24 milionë shikime në YouTube.
Në fund të qershorit u publikua klipi këngës Shqipe që numëron mbi 16 milionë shikime, derisa në gusht u lansua “Fake” që po ashtu është bërë hit. /Telegrafi/