Reperja e njohur Tayna është e ndjekur nga mbi një milionë ndjekës në rrjetin social Instagram.
Ajo është thuajse çdo ditë aktive në këtë rrjet social, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, reperja me prejardhje nga Prizreni publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej pa makijazh duke treguar kështu dukjen e saj natyrale.
Komente pati nga më të ndryshmet, duke filluar nga ato më pozitive prej fansave të saj më të afërt, e deri te kritikat.
Një prej komentuesve i ishte drejtuar Taynës duke i shkruar: “S’po e kuptoj pse je kaq e shëmtuar”.
Ndërkohë, e njëjta nuk ka hezituar të përgjigjet duke i shkruar se është e kënaqur me pamjen e saj, dhe do t’i sugjeronte edhe atij që të bënte të njëjtën gjë.
“Unë s’jam miss, unë jam këngëtare. E mirë apo e keqe, me hundë ose pa hundë, kjo që më ka fal Zoti. Mua më pëlqen vetja, ta kisha sugjerua edhe ty. Përderisa sheh gabime te unë, ti s’je e kënaqur as me veten. Paqe e dashuri për ty!”, ka qenë kundërpërgjigja e saj.
Reperja përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Sorry” – këngë kjo e cila është pritur mirë nga fansat. /Telegrafi/