Reperja e re, Tayna, vazhdon të jetë shumë e përfolur qoftë për jetën profesionale, ashtu edhe atë private.
Fotografitë që ajo publikon në rrjetet sociale, shpesh rrëmbejnë vëmendjen e mediave dhe të fansave të shumtë po ashtu.
Një fotografi e publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, ku rep-artistja shfaqet duke pozuar me bikini, ka bërë që vëmendja të kthehet sërish nga ajo.
“Ëndrra e çdo vjehrre”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e kësaj fotografie, duke iu referuar kështu faktit se do të ishte një nuse çdo grua do ta donte për djalin e saj.
Mirëpo një nga komentueset duket se nuk e ka duruar një përshkrim të tillë, duke iu drejtuar reperes me komentin: “Ti gjithçka mund të jesh ,vetëm nuse jo”.
Duket se edhe Tayna nuk ka mundur të qëndrojë heshtur, teksa ka vendosur t’i kundërpërgjigjet komentueses, duke i shkruar: “Mirë e ke, unë jam dhëndri”.
Ajo përndryshe përmbylli një sezon të suksesshëm veror me koncerte e projekte muzikore të shumta. /Telegrafi/