Telegrafi

Tayna konfirmon publikimin e projektit të ri muzikor

Tayna (Foto: Instagram/tayna)

Rep-artistja e njohur shqiptare, Tayna, viteve të fundit ka bëjë bujë në industrinë muzikore.

Që në paraqitjen e saj të pare, reperja ka dëshmuar se ka talent, duke grumbulluar kështu me mijëra përkrahës.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë një video të menaxherit të saj, ku dëgjohet kënga e re.

(Foto: Instastory)

“Shumë shpejt hiti i ri”, kishte shkruar Rinor Hykolli në mbishkrimin e videos.

Të njëjtat sekuenca, bukuroshja brune i kishte ndarë edhe në profilin e saj, e që ngjalli reagime të shumta të fansave.

(Foto: Instagram)

Mbështetësit e saj po e presin me padurim këngën e saj të re, pasi ajo nuk ka pasur prurje të reja për tre muaj me radhë.

“Qe Qe” mbetet prodhimtaria e fundit, që deri më tani ka arritur 17 milion klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/