Reperja e re, Tayna, u bë e njohur shumë shpejt për publikun shqiptar, teksa gjatë verës ishte shumë e angazhuar gjatë verës me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore.
Së fundmi, ajo ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e saj.
Ndër to, reperja u ndal të tregoi disa ngjarje më interesante dhe qesharake që i kanë ndodhur këtë verë.
Ajo kujtoi një moment kur një burrë i moshës së mesme, i kishte propozuar martesë, duke i thënë se ishte në gjendje të lërë edhe gruan për të.
Reperja tha se personi në fjalë kishte ardhur enkas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kishte bërë çmos atë natë që t’i binte në sy.
“Unë kam fansa të të gjitha moshave. Një herë më ka ardhur një burrë rreth 45 vjeç në backstage dhe donte të bënte foto. Unë isha shumë e lodhur se kisha tre koncerte atë natë dhe nuk isha në gjendje të mirë. Ai i tha sigurimit që donte t’më takonte patjetër. Unë edhe pse mund të jemë e lodhur, kam qejf t’i respektoj ata që më përkrahin. Dhe pranova që ai burri të vinte dhe pasi bëmë foto më tha: Unë do të lë gruan për ty. Fillimisht mendova se po bën shaka dhe fillova të qesh dhe ai më tha se e kishte seriozisht. Unë i thash t’i po të duash ndahu nga gruaja, por do mbetesh pa asnjërën. Iku nga aty dhe kur dola unë në skenë bënte atmosferë”, ka thënë Tayna.
E njëjta javë më parë publikoi baladën me titull “Dorentina”, e cila u prit shumë mirë nga fansat e saj tashmë të shumtë në numër. /Telegrafi/