Rasti i dhunimit të 11-vjeçares ka tronditur Kosovën duke ngjallur reagime të shumta nga emra të njohur, përfshirë estradën shqiptare.
Një reagim ka ardhur edhe nga reperja e njohur, Tayna e cila përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram thotë se ‘jetojmë në një shtet ku gjithçka është marre vetëm se je femër.
Tutje krijuesja e hitit “Qe qe” shkruan se deri sa t’i kuptojmë traumat tona dhe t’i edukojmë fëmijët shëndetshëm, fatkeqësisht do të kemi raste të tilla.
“Jetojmë në një shtet ku gjithçka është marre kur je femen. Marre me shpreh mendim, marre me dal, marre të pa në klub, marre me pas shok, marre me u vesh shkurt etj. Po a nuk është marre me i Ieshuar fjalë femrës nëpër rrugë si i panjohur? A nuk është marre me ofenduar një femen që nuk e njeh, madje publikisht në komente? A nuk marre me pa një qenie njerëzore si objekt? A nuk është marre m’u marr me thashetheme? A nuk është marre me qesh me shok qysh e ki “zënë” një femen edhe qysh pe mashtron? A nuk është marre m’i quajt femrat emra të llojllojshëm? Prej seneve “të vogla”, siç është fillimisht mendimi qe e ki për gjininë femërore, rrjedhin këto incidente. Mos të harrojmë për standardet e dyfishta…Femrat ofendohen qe e ka bo edhe një mashkull 100 here ma shumë edhe vlerësohet për diçka qe është e aftë ose ma e aftë se një mashkull 100 here ma pak. E deri t’i kuptojmë traumat tona edhe t’i edukojmë fëmijët shëndetshëm, fatkeqësisht, kemi me pas raste te tilla. Step one: “djali i sigurt, cika për dere t’huje”, ka shkruar Tayna.
Kujtojmë që rasti i rëndë ndodhi në Prishtinë, ku një vajzë 11-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga pesë persona.
Në lidhje me rastin Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar të pesë personat e dyshuar.
Ndërkaq sot (e mërkurë) është paralajmëruar një protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Një protestë e ngjashme është njoftuar se do të mbahet edhe në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza” në ora 18:00. /Telergafi/