Site icon Telegrafi

Tayna izolohet në shtëpi, kalon kohën e lirë duke lexuar libra

Suksesi i rep-artistes Tayna vërehet dukshëm, e sidomos kur është fjala në mbajtjen e koncerteve në çdo cep të botës.

Së fundmi, ajo kishte udhëtuar në Amerikë për një koncert, por që u anulua për shkak të përhapjes së coronavirusit (COVID-19).

Pas disa ditë qëndrimi atje, artistja është rikthyer në vendin e saj të lindjes, në Prizren, ku edhe po qëndron e izoluar.

Ajo shpeshherë përmes postimeve në rrjetet sociale ka shprehur dashurinë që ka për librat, e që tani ka gjetur edhe kohë të lirë për t’i lexuar.

Në disa fotografi të publikuara në Instagram, Tayna shihet se është pajisur me titujt më të ri të librave. /Telegrafi/

(Foto: InstaStory/tayna)

 

Exit mobile version