Site icon Telegrafi

Tayna hyn të hënën në Big Brother VIP Kosova

Tayna

Rap-artistja e njohur shqiptare, Tayna, do të hyjë nesër (e hënë) në Big Brother VIP Kosova.

Jo si banore, por me siguri për të performuar për konkurrentët që ndodhen brenda prej më shumë se dy muajsh.

Njoftimin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Big Brother në llogarinë e tyre në Instagram.

Kjo do të jetë një natë e paharrueshme për banorët, e natyrisht se edhe për publikun.

Ata tashmë po shkojnë drejt fundit dhe kanë nevojë për një atmosferë më ndryshe në shtëpi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Kosova

Situatat veçse po bëhen më të dramatike pasi secili prej tyre lufton për të shkuar në finale.

Nuk kanë mbetur edhe shumë deri në finalen e madhe, ku njëri nga ta do të rrëmbejë 200 mijë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version