Reperja e njohur shqiptare, Tayna, pak ditë më parë publikoi bashkëpunimin e saj më të ri me reperin Azet, të quajtur “Tequila”.
Kënga është pritur mirë nga publiku, teksa reperja po vazhdon të jetë aktive me koncerte e mbrëmje muzikore të shumta.
Ajo gjithashtu është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.
Së fundmi, reperja nga Prizreni publikoi për fansat e saj në Instagram disa imazhe të reja, ku duket mjaft atraktive teksa pozon në aeroplan.
E teksa merr poza, në mbishkrimin e fotografive, ajo shkroi diçka shumë interesante.
“Duhet të hani më shumë fli për të qenë në nivelin tim”, shkroi Tayna në Instagram, duke lënë të kuptohet se kjo është një sarkazëm lidhur me të arriturat e saj.
Ndërkohë, ajo publikoi edhe një sërë imazhesh nga një performancë e saj në Zvicër, e cila po zhvillohet në kuadër të një festivali shqiptar atje.
Këto fotografi të saj kanë marrë pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/