Telegrafi

Tayna flet për dallimin e femrave dhe meshkujve në rep, ‘disset’ me koleget dhe statusin e saj

Tayna (Foto: Instagram/tayna)

Që nga muaji qershor i vitit 2018, kur Tayna publikoi hitin e saj të famshëm në bashkëpunim me reperin Don Phenom të titulluar “Columbiana”, ajo u shndërrua në më kërkuarën jo vetëm në koncerte, por edhe në intervista të mediave.

E ftuar për herë të parë në Top Channel në spektaklin E Diell, reperja nga Kosova ka folur për shumëçka që nga suksesi i këngës së saj më të fundit “Kce”, raportin me familjen që e konsideron të shenjtë, me shoqërinë që i ka lënë pak pas dore për shkak të angazhimeve në muzikë, komentet negative që nuk i merr aspak personale, si dhe ndryshimit mes repit që bëjnë femrat dhe meshkujt.

“Pa dashur ta përdor si sarkazëm, por meshkujt kohët e fundit kanë nisur të këndojnë për dashuri ndërsa ne po këndojmë ‘gangsta’”, është shprehur ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tayna

Sa i takon punëve të zemrës, Tayna nuk ngurroi të përgjigjej ndonëse e shoqëroi dhe me pak doza humori: “Nuk jam në lidhje se më kanë ‘vdekur’ ndjenjat”.

Reperja është përfolur pafundësisht në rrjetet sociale edhe për ‘disset’ që koleget e saj bëjnë për të në aspektin profesional. Por, si reagon ajo kur i dëgjon: “Ose jam duke nxjerrë këngët e mia ose ato janë duke nxjerrë këngë për mua, pra gjithçka sillet rreth meje dhe ku ka më mirë”.

Tayna premtoi se shumë shpejt do të publikohen njëra pas tjetrës të gjitha materialet muzikore që ajo ka përgatitur këtë periudhë gati për t’u shndërruar në hite.