Pavarësisht se shumë këngë të reja i janë shtuar listës zyrtare të “Top Awards”, duket se për “Columbiana” kjo nuk përbën asnjë ndryshim, pasi ajo vazhdon të dëgjohet dhe të votohet pafund nga fansat.
Sa i përket vendit të dytë dhe ai nuk ka ndryshuar krahasuar me javën e kaluar.
Bashkëpunimi “Mike” vazhdon të votohet shumë nga fansat, edhe pse ka tri javë që ka dalë në tregun muzikor.
Një sukses të madh këtë javë ka korrur edhe kënga më e fundit e Tayna, “Shqipe”.
Ky projekt është futur në treshen e këngëve më të nxehta të listës. Kanë qenë pikërisht votat e fansave, ato që e kanë futur Tayna me dy këngë në “Top 3”.
Sa i përket projekteve të reja muzikore, kjo javë nuk ka pasur të tilla, duke lënë kështu të nënkuptohet se artistët tashmë po shijojnë suksesin e projekteve të publikuara deri më tani.
Si kënga që është ngjitur me më shumë pozicione këtë javë është projekti më i ri i Kidës, “Mas”, i cili është ngjitur me 31 pozicione, duke zënë vendin e 19-të në javën e dytë të hyrjes në listë. /TopChannel/Telegrafi/