Telegrafi

Tayna duket tërheqëse në pozat e reja

Tayna (Foto: Instagram)

Doruntina Shala apo siç njihet për publikun, Tayna, vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer të estradës shqiptare.

Ajo po ashtu është mjaft e ndjekur, ndërsa merr vëmendje me postimet që herë pas here publikon në rrjetin social, Instagram.

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi, e cila vjen me një paraqitje me plot stil në fotografinë e ndarë me ndjekësit e saj.

Me pantallona dhe e zhveshur në pjesën e sipërme, këngëtarja Shala duket mjaft atraktive në pozën tërheqëse të saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tayna

“Poezi në lëvizje”, ka shkruar ajo pranë kësaj fotografie, në të cilën pranoi komente të llojllojshme, duke u komplimentuar për këtë dukje.

Tayna përndryshe javë më parë solli këngën e re “Sicko”, projekt ky që u mirëprit dhe në YouTube ka grumbulluar mbi gjashtë milionë klikime.

Ajo po ashtu së shpejti pritet të sjell edhe bashkëpunimin me reperin ferizajas, Mozzik, për të cilin ende nuk ka zbuluar më shumë. /Telegrafi/