Reperja nga Prizreni, Tayna, prej disa ditësh po shijon pushimet në ishujt Maldive.
Artistja, e cila gëzon suksese të mëdha, është e shoqëruar edhe nga modelja Agnesa Vuthaj.
Të njëjtat së bashku me mikeshat e tyre të tjera po shijojnë një kohë të mirë, përkundër situatës së vazhdueshme të coronavirusit.
Doruntina Shala (emri i vërtetë) ka publikuar së fundmi një imazh atraktiv të realizuar në ishullin Okolhufinolhu.
“Po sikur të zgjohesh nesër vetëm me gjërat për të cilat ishe mirënjohës sot?”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.
Ndërkohë, komplimentet në hapësirën për komente nuk munguan as nga miqtë e fansat që mban në Instagram.
Tayna ndërkaq po shijon suksesin e projektit të saj të fundit “WTF” në bashkëpunim me Ivorian Doll.
Kënga për pak kohë ka arritur të mbledh mbi gjashtë milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/