Me lirimin e masave ndaj COVID-19, artistët shqiptarë kanë filluar me mbrëmje e koncerte të ndryshme.
Të njëjtit pas më shumë se një viti janë rikthyer për të performuar para publikut e fansave – teksa ka qenë një pauzë e gjatë.
Megjithatë, së fundmi reperja Tayna ka qenë e pranishme në një koncert në Prizren derisa gjatë interpretimit nuk ka munguar edhe paraqitja skenike.
Në një nga videot që ka shpërndarë në Instagram, Doruntina Shala (emri i vërtetë) shfaqet në top formë duke bërë ‘twerk’.
Kjo ka bërë që të komentohet në masë të madhe, meqenëse shquhet për linjat trupore.
Tayna këtë kohë ka qenë shumë aktive dhe e angazhuar me projekte muzikore, marrë parasysh që vetëm pak ditë më parë solli këngën e re “La Boca”.
Projekti u prit mirë dhe deri më tani ka kaluar shifrën e mbi tre milionë klikimeve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=mcuC7OX5cdk&ab_channel=L%27Algerino