Rap-artistja nga Prizreni, Tayna, ka publikuar projektin e ri muzikor të quajtur “Valle”.
Ajo për këtë këngë ka bashkuar forcat me reperin e njohur të estradës, Lumi B.
Projekti i dyshes është realizuar edhe me videoklip, me interpretim të mrekullueshëm të këngëtarëve.
Teksti dhe vija melodike është bërë nga Doruntina Shala (emri i vërtetë), Lumi dhe Gesko.
Për miksimin dhe producimin u përkujdes Cricket me masterizim nga Lorenc Aliaj.
Kjo këngë tashmë është e publikuar në të gjitha platformat muzikore, përfshirë edhe kanalin YouTube.
Siç tregon në fund, është pjesë e albumit të ri të krijueses së hitit “Columbiana”. /Telegrafi/