Reperet e njohura shqiptare, Tayna dhe Loredana Zefi, duket se po vijnë me projekt të ri muzikor.
Kështu kanë lënë të kuptohet përmes postimeve që kanë shpërndarë në rrjete sociale.
Ato kanë postuar secila nga një fotografi në Instagramin e tyre, ku më pas edhe ia shpërndajnë njëra-tjetrës.
Kjo ka bërë të mendohet që janë në xhirime të videoklipit, por pa dhënë më shumë detaje për fansat.
Gjithsesi, pritet të shihet në vazhdim nëse ka të bëjë me projekt apo diçka tjetër.
Tayna sapo ka lansuar një këngë të re, duke qenë se po vazhdon karrierën si artiste e pavarur.
Loredana në ndërkohë është më e fokusuar në tregun ndërkombëtar, meqë jeton dhe vepron në Zvicër. /Telegrafi/