Telegrafi

Tayna dhe Ledri Vula publikojnë bashkëpunimin e ri “Aje”

Ashtu siç ishte paralajmëruar, reperja Tayna dhe Ledri Vula, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Aje” titullohet kënga e tyre e re, e cila është ritmike dhe hip hop.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga është punuar nga producenti Cricket, gjersa për masteringun është kujdesur Lorenc Aliaj.

Tekstin e këngës e kanë shkruar vet Tayna dhe Ledri Vula.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin dyshja janë shfaqur mjaft me stil dhe performancë atraktive.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit kosovar, Imagine Films.

Tayna ka qenë një nga senzacionet e këtij viti, pasi debutoi në skenë me disa projekte muzikore, të cilat janë pritur mirë nga publiku.

Ndërkohë, edhe Ledri ka publikuar shumë këngë brenda vitit, të cilat janë pritur shumë mirë nga fansat. /Telegrafi/