Reperja e re Tayna dhe Ledri Vula kanë performuar dje në Prishtinë.
Ata kanë ndezur atmosferën për të pranishmit në “Rooftop 13”, ndërsa kanë performaur disa nga hitet e tyre më të fundit.
Dyshja, e cila janë përfolur se së shpejti do të sjellin një bashkëpunim, janë pritur shumë mirë nga fansat e shumtë.
Në një moment gjatë performancës së tyre në skenë, Tayna e cila tashmë është bërë e njohur për të kënduarën e saj ‘freestyle’, nuk ka nguruar ta ‘ngacmojë’ paksa Ledri.
Fillimisht, ajo i thotë se po ndjehet mirë që këndon në Prishtinë, dhe se ishte veshur në ngjyrë të zezë.
Më pas, ajo nuk heziton që t’i bëjë edhe ‘diss’ reperit duke i thënë se është “më burrë se ai”.
Në ato momente, salla është ndezur nga ovacionet e shumta të fansave të dyshes. /Telegrafi/