Site icon Telegrafi

Tayna dhe Kidda së shpejti me këngë të re

Artistët shqiptarë, Tayna dhe Kidda, kanë nisur përgatitjet për një projekt të ri muzikor.

Këngëtarët e famshëm kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se janë bërë bashkë për një këngë të re.

Ata madje kanë zbuluar edhe disa sekuenca nga xhirimet e videoklipit, i cili pritet të lansohet së shpejti.

Ndërsa Doruntina Shala (emri i vërtetë) zbuloi një pamje nga ajo se si do të duket, të tilla nga klipi i ka shpërndarë edhe Mërgim Kida (emri i plotë).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Luje, e mos u nal mo”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë artisti në njërit prej postimeve.

Se kur apo në çfarë date do të publikohet ky projekt nuk është bërë i ditur akoma.

Ky është bashkëpunimi i parë i tyre që besohet se do të pëlqehet edhe nga publiku. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Intagram
Exit mobile version