Dy artistet e njohura shqiptare, Tayna dhe Kida, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.
Lajmi është bërë i ditur nga një material i emisionit ‘Prive’ në rubrikën “E vërtetë, e pavërtetë”.
Artistet siç thuhet do të sjellin një këngë verore, ndonëse ky është bashkëpunimi i parë i tyre.
Doruntina Shala (emri i vërtetë i Taynës) ndërkohë është duke e shijuar suksesin e albumit të ri “Bipolar”.
Tanimë janë lansuar të gjitha këngët e këtij albumi e janë pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku.
Nga ana tjetër, Kida të fundit projekt të quajtur “Leje” e solli rreth dy muaj më parë dhe deri më tani ka kaluar shifrën e katër milionë klikimeve në YouTube.
Pritet se si do të jetë ky kombinim dhe se çfarë befasie kanë përgatitur për fansat. /Telegrafi/