Rep-artistja e njohur, Tayna, është ndër më të popullarizuarat kohëve të fundit.
Në projektet e fundit ajo ka sjell disa bashkëpunime, derisa edhe për këngën e re do të veprojë në të njëjtën mënyrë.
Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka shpërndarë një imazh ku shihej ajo dhe një repere tjetër.
Bëhet fjalë për Ivoriandoll, e cila është tejet e njohur për zhanrin hip-hop në Angli.
Sipas këtij imazhi, zbulohet se së shpejti mes dyshes do të landohet projekti muzikor, për të cilin fansat janë mezi duke pritur.
Vlen të përmendet se është përfolur se Tayna do të sjell duet me Don Xhonin, por ende nuk është bërë e ditur nga palët.
“Magdalena” në anën tjetër është hiti saj i fundit, që u prit mirë nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/