Site icon Telegrafi

Tayna dhe Ivorian Doll publikojnë këngën e re “WTF”

Foto: Friends Entertainment/YouTube

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, reperja Tayna publikoi për fansat pasditen e së enjtes bashkëpunimin e saj më të ri.

Kësaj here ajo ka bashkuar forcat me reperen e re angleze, Ivorian Doll, emri i plotë i së cilës është Abigail Asante.

Kënga e tyre e re titullohet “WTF”, dhe vjen e gërshetuar në dy gjuhë: anglisht dhe shqip.

Foto: Friends Entertainment/YouTube

Muzika është punuar nga Egzon Surkishi, ndërsa producent i saj është Cricket.

Teksti është shkruar nga vet Tayna dhe Ivorian Doll, të cilat kanë shkruar pjesët përkatëse që i interpretojnë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Xhirimet e klipit janë kryer në Kosovë, dhe regjisore është Tesa Gashi.

Ashtu si në çdo paraqitje tjetër, reeprja shqiptare nuk mungoi me paraqitjet atraktive dhe provokuese, teksa një performancë të tillë ka sjell edhe reperja angleze. /Telegrafi/

Exit mobile version